[ rreth komanise ]

Kush jemi ne?

G&G Exclusive është kompani e ndërtimit të shtëpive nga druri dhe hapësirave të biznesit gjithashtu nga druri.

Jemi kompania e parë në rajon e ndërtimeve nga druri, që kemi sjellur për të gjithë ju ekspozitën e vilave nga druri, për t’i parë nga afër dhe për t’i prekur me dorën tuaj punimet tona.

Misioni ynë është që të projektojmë dhe ndërtojmë shtëpi druri cilësore, moderne dhe që i rezistojnë kohës.

Vizioni ynë është që të jemi lider të ndërtimit në këtë fushë dhe deri në vitin 2025, të pushtojmë tregun evropian me theks të veçantë në shtetet skandinave.

Ajo çka neve na bën të veçantë është kualiteti i ndërtimit, projektet bashkëkohore, saktësia dhe

çmimet më të ulëta.
Materialet dhe specifikat e materialeve të përdorura në ndërtimin e vilës

Veçoritë e materialeve të ndërtimit

Trashësia e murit në çati arrinë 12cm

•Fasada e brendëshme llamperi,
•Foli difuzive,
•Stiropor,
•Lesh guri,
•Foli difuzive,
•Çatia (Llamarinë)

Trashësia e murit kalon 16cm dhe përbëhet nga këto shtresa

• Fasada e brendëshme nga druri – llamperi 2.2cm
• Foli difuzive gjermane ajrosëse,
• Stiropor N3 – 5cm
• Lesh guri 50kg / m3 I presuar – 5cm
• Foli difuzive ajrosëse gjermane
• Fasada e jashtme nga druri – 4cm (ose llamarinë në bazë të projektit)

Dyert dhe dritaret plastike (PVC)

• Xhamat dopio termopan (2.4cm)
• Ngjyra: e bardhë, e kaftë, antracit.

Pse është mirë të kemi një shtëpi druri?

ÇMIM MË I ULËT

Nëse ju vendosni të ndërtoni një shtëpi prej druri jeni duke kursyer shumë. Çmimi i këtyre shtëpive është i arsyeshëm. Çmimi varet nga kompleksiteti i projektit, nga sipërfaqja me metër katrore dhe nga lartësia.

RUAN ENERGJINË

Studimet dhe eksperimentet kanë treguar që shtëpitë prej druri kanë një kursim energjie prej 50 – 60% krahasuar me të njëjtin ndërtim prej betoni dhe tulle. Në shtëpitë e drurit temperatura është e njëjtë si në stinën e dimrit dhe në atë të verës. Një mur 10 cm prej druri është i barabartë me një mur 80 cm prej betoni. Druri është një termoizolues shumë i mirë.

SHTËPI E SHËNDETSHME

Shtëpitë prej druri janë të shëndetshme. Druri është antialergjik, falë vetive elektrostatike që ai ka. Druri nuk është përcjellës i elektricitetit, apo tërheqës i pluhurit, për këtë arsye brenda shtëpisë së drurit kemi një ambjent antialergjik.

RREGULLON VETË LAGËSHTINË

Lagështia e ajrit është një faktor i rëndësishëm përveç temperaturës.

Muret e drurit e rregullojnë vetë lagështinë brenda shtëpisë pa qenë nevoja e vendosjes së aparaturave përkatëse. Muret e drurit thithin lagështinë nëse ajo është prezente dhe e lëshojnë atë kur ajri është i thatë. Brenda shtëpisë ajri do të jetë me vlera optimale, as i lagësht, as i thatë.
REZISTENTE NDAJ TËRMETEVE

Shtëpitë e ndërtuara nga druri janë rezistente ndaj lëkundjeve siezmike. Druri ka një qëndrueshmëri të pakrahasueshme me atë të betonit.

Ndërtimet nga druri janë shumë të lehta dhe elastike duke i krahasuar me ndërtimet e tjera tradicionale. Nëse një strukturë betoni dëmtohet nga lëkundjet e tërmetit, ajo e drurit nuk pëson asnjë krisje.